Epitaf

(greqisht: επιτάφιος) Epitaf në greqishten bizantine do të thotë “Përmbi varr” ose siç mund të thuhet ndryshe “Mbulesë varri”. Në të paraqitet Krishti i shtrirë në varr. Epitafi përdoret në shërbesën e së Premtes së Madhe, ku sipas traditës nxirret përreth kishës në përkujtim të varrimit të Krishtit. Gjatë kësaj shërbese psallten vajtimet “Ti o Krisht o jetë, Ti u vure në varr…”.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]