ERZENI
✤ (Ardaxanus). Lumë në • Shqipërinë e Mesme me gjatësi 109 km, sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës 760 km3, lartësi mesatare 435 m dhe pjerrësi 26%. Buron në rrëzën P të Malit me Gropa (shih), 1300 m mbi nivelin e detit. Në Shëngjergj e Shënmëri merr ujërat e disa burimeve të fuqishme, të cilat përbëjnë edhe ushqimin kryesor të E. për periudhën e thatë të vitit. Pasi del nga gryka e Skoranës, ku merr ujërat e burimit të Pëllumbasit, futet në fushën e Tiranës, duke u kthyer në një lumë fushor deri sa derdhet në det në gjirin e Lalzit (shih). Prurja mesatare shumëvjeçare e E. është 18 m3/sek, që i përgjigjet një moduli rrjedhjeje prej 24 1/sek për km2. Prurja maksimale me përsëritje 1 herë në 100 vjet është 1560 m3/sek. Ka kryesisht ushqim sipërfaqësor dhe transporton mesatarisht gjatë një viti një rrjedhje të ngurtë pezull rreth 3.2 milionë tonë. Ujërat kanë mineralizim të vogël dhe janë të llojit të bikarbonateve, kanë temp. mesatare nga 6.4 deri 24.9°C.
(N.P.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Erzeni
[cite]