ESTRADA
✤ Gjini e artit skenik që përfshin pjesë të vogla humoristike-satirike të ndërthurura me muzikë, si dhe valle, pantomima, kuplete, lojëra shpejtësie etj. Ka prejardhje popullore shumë të lashtë.
Në vitet e Luftës ANÇ në gjirin e Teatrit Partizan zuri fill edhe teatri i varietesë ma karakter luftarak e militues, që sillte në skenë episode të Luftës, demaskonte me forcë armikun dhe veglat e tij. Në programet ndërthureshin skeçi me këngën, recitimi , me kupletin apo vallen dhe forma të marra nga arti popullor. Trupa e parë profesioniste e E. u krijua në Tiranë më 1952 me regjisor Besim Levonjën. Më pas u krijuan me radhë estradat e Shkodrës, Vlorës, Korçës, Fierit, Durrësit etj. Sot veprojnë 15 trupa profesioniste, përveç qindra trupave amatore të qendrave të punës, koop. hujqësore, reparteve ushtarake e shkollave. E. është gjinia më masive e më komunikuese ndër gjinitë skenike. Festivali I i E. profesioniste dhe i disa trupave amatore të dalluara u bë më 1989. Janë organizuar gjithashtu disa takime zonale me trupat profesioniste. Edhe . trupat amatore organizojnë çdo vit festivale në bazë qyteti, rrethi dhe zone. Aktorë të shquar të kësaj gjinie janë Tano Banushi, Skënder Sallaku, Melpomeni Çobani — Artistë të Popullit, Luftar Pajo, etj. Kanë dhënë naihmesë edhe një varg regjisorësh si Pëllumb Kulla, Gjergj Vlashi etj.
(Gj.V.)
✤ (1961). Botim dymujor i Shtëpisë Qendrore të Krijimtarisë Popullore. Për herë të parë doli më 1961 në trajtë broshure me titull Në ndihmë të estradave. Botoheshin veçan materiale për klasën punëtore dhe për fshatin, në broshurat Estrada e -punëtorit dhe Estrada e fshatit. Më 1988 buletini mori emrin e sotëm. Boton poezi satirike, skica humoristike, fejtone, fabula, anekdota, dialogë, monologë, skeçe, komedi me një akt, vaile e këngë humoristike etj. Shërben për të plotësuar kërkesat e repertorit të grupeve amatore të estradës. J
(Me.P.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Estrada