EVRENOZËT


EVRENOZËT
✤ Familje komandantësh ushtarakë osmanë, veprimtaria e të cilëve lidhet ngushtë me pushtimin e Shqipërisë. Evrenoz beu luajti rol të rëndësishëm në pushtimin e Ballkanit prej osmanëve gjatë fundit të shek.XIV dhe fillimit të shek.XV. Më 1385 së bashku me bejlerbeun e Rumelisë, Timur Tashin, udhëhoqi forcat osmane në betejën e Savrës (shih) kundër Balshës II, kurse më 1389 mori pjesë në betejën e Kosovës (shih) si komandant i pararojës së ushtrisë. Pas vitit 1390 për 5-6 vjet drejtoi sulmet e trupave osmane për pushtimin e trevave shqiptare veçanërisht të atyre juglindore dhe të zotërimeve të Gjin Zenebishit e të Gjin Bue Shpatës. Një pjesë e këtyre pas pushtimit iu dhanë në zotërim si mylk (Nahija e Bilishtit dhe e Hurupishtit). Vdiq më 1417. Djemtë e tij Ali, Isa dhe Ahmet morën pjesë si komandantë ushtarakë në pushtimin e tokave shqiptare gjatë shek.XV.

AK beu — sanxhakbej dhe komandant i akinxhinjve. U emërua më 1431 sanxhakbej i parë i Sanxhakut shqiptar, njësia administrative osmane brenda së cilës përfshiheshin tokat e pushtuara nga Çamëria në J deri në l.Mat në V. Gjatë dimrit të v.1432-33 sulmoi viset e Shqipërisë së Mesme për të mposhtur kryengritjen popullore të udhëhequr nga Gjergj Arianiti, por u thye keqas nga kryengritësit shqiptarë pranë Buzurshekut (shih) në luginën e Shkumbinit. Isa beu — udhëhoqi si komandant një varg ekspeditash ushtarake për të thyer qëndresën e popullit shqiptar giatë shek.XV. Më 1424 me forca të shumta shtypi kryengritjen që kishte shpërthyer në Shqipërinë e J, kurse më 1430 mposhti qëndresën e udhëhequr nga Gjon Kastrioti. Ai kryesoi gjithashtu dy fushata të mëdha kundër Skënderbeut. Më 1455, duke përfituar nga tradhtia e Moisi Golemit, goditi në befasi trupat shqiptare që kishin rrethuar kështjellën e Beratit dhe arriti t’i thyejë. Më 1457, i shoqëruar nga Hamza Kastrioti, drejtoi “zshtrinë osmane që u ndesh me forcat e Skënder’zeut në Ujin e Bardhë pranë Milotit. Këtu ushrria e tij pësoi disfatë të plotë. Barleti e përmend me emrin Sebalia. Ahmet beu — udhëhoqi si komandant ekspeditat e ushtrive osmane kundër Shqipërisë pas vdekjes së Skënderbeut. Më 1476 me një ushtri të madhe rrethoi për herë të katërt Krujën dhe e mbajti të bllokuar deri në verën e v.1473, kur erdhi sulltan Mehmeti II me forca të reja ushtarake dhe mundi ta pushtonte qytetin e shtrënguar nga uria dhe nga mungesa e armëve (16 qershor 1478). Ahmet beu mori pjesë edhe në rrethimin e Shkodrës derisa ajo ra në duart e turqve, pas paqes osmane-venedikase të 25 janarit 1479.

(S.P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Evrenozët


[cite]