FABRIKA E LËKURËVE DHE KËPUCËVE KORÇË
✤ Një nga fabrikat më të mëdha të lëkurëve e këpucëve. Është ngritur më 1946 mbi bazën e disa punishteve private të përpunimit të lëkurëve. Më 1949 u bë një rikonstruksion dhe prodhimi i shollës, soletës dhe i meshinës u vu në baza industriale. Më 1959 u bë rikonstruksioni i dytë dhe zgjerimi i fabrikës, duke e rritur aftësinë prodhuese dy herë. Më 1961-1965 u shtuan llojet e prodhimeve, filloi prodhimi i lëkurës teknike për nevojat e industrisë, komunikacionit etj. Më 1963 u ngrit edhe fabrika e këpucëve, e dyta në vend nga madhësia. Gjatë viteve 1971-1975 u projektua dhe u ndërtua me forcat e veta fabrika e re e lëkurëve me aftësi përpunimi rreth 2 herë më të madhe.
(B.Gi.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Fabrika E Lëkurëve Dhe Këpucëve Korçë
[cite]