FAKULTETI I HISTORISË E I FILOLOGJISË


FAKULTETI I HISTORISË E I FILOLOGJISË
✤ Një nga fakultetet e UT, qendër kryesore për përgatiijen e mësuesve të shkollës së mesme etetëvjeçare në disa degë. Më 1951 u hap Instituti i Lartë Pedagogjik 4-vjeçar, i cili kishte edhe degët e gjuhës e të letërsisë shqipe, të historisë e të gjuhës ruse, që me krijimin e UT më 1957 formuan F. e H. e të F. Sot ka 6 degë: dega e gjuhës dhe e letërsisë shqipe, e historisë, e gjeografisë, e gjuhës dhe e letërsisë frënge, angleze e ruse, si dhe 11 katedra për lëndët përkatëse. Planet dhe programet mësimore sigurojnë përgatitjen jo vetëm të mësuesve, por edhe të specialistëve të lartë për fusha të ndryshme të kulturës e të shkeneës. Përgatitja përfshin përgjithësisht 4 vjet.

Veprimtaria shkencore ka si qëllim kryesor hartimin e teksteve mësimore dhe studimin e çështjeve metodike. Anëtarët e katedrave janë bashkautorë në veprat themelore që janë botuar nga institutet e Akademisë së Shkencave për historinë e Shqipërisë, për gjuhën shqipe e për letërsinë shqiptare dhe bashkëpunojnë në revistat shkeneore. Pranë fakultetit organizohen kurse për kualifikimin pasuniversitar të arsimtarëve dhe ngrihen, sipas nevojës, grupe për përgatitjen e suecialistëve në profile të veçanta.

(E.L.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fakulteti I Historisë E I Filologjisë


[cite]