FAKULTETI I MJEKËSISË
✤ Fakultet i UT, qendër kryesore për përgatitjen e mjekëve të përgjithshëm, stomatologëve e farmacistëve. U themelua më 1952, në fillim si Institut i Lartë i Mjekësisë, që u përfshi më 1957 në UT. Në fillim kishte vetërn degën e mjekësisë, më 1959 u hap dega e stomatologjisë dhe më 1970 u bashkua dega e farmacisë, që u shkëput nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Sot ka 16 katedra, sektorin shkencor të mjekësisë eksperimentale dhe bibliotekën. Studimet zgjasin 5 vjet për degën e mjekësisë dhe 4 vjet për degët eystomatologjisë e farmacisë. Fakulteti kryen veprimtari studimore-kërkimore dhe bashkëpunon me institucioriet e tjera shëndetësore. Bazat klinike të tij janë spitalet dhe institucionet shëndetësore qendrore të Tiranës. Punimet shkencore botohen edhe në Buletvni Shkencor i XJT — seria e shkencave mjekësore (shih). Deri më 1982 janë diplomuar mbi 5000 kuadro. Pranë fakultetit organizohet kualifikimi pasuniversitar i kuadrove mjekësore dhe specializimi në fushat e ndryshme të mjekësisë.
(C.P.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Fakulteti I Mjekësisë
[cite]