Farisejtë
(greqisht: φαρισαίοι) Farisejtë ishin mbrojtësit e ligjit dhe të traditës gojore. Kjo gjë i bënte të dalloheshin nga të tjerët, prandaj jetonin të veçuar. Emri “farise” do të thotë “i ndarë”. Kanë pasur një autoritet të madh në popull sepse komentonin dhe zbatonin me përpikmëri Ligjin. Megjithatë çdo gjë e bënin nga ana e jashtme. Kanë qenë mendjemëdhenj dhe dëshironin që të përshëndeteshin me titullin “Rabin” që do të thotë “Mësues”. Nëpër Sinagoga dhe vende të tjera publike kërkonin të uleshin gjithnjë nëpër vendet e para. Megjithatë nga radhët e farisenjve ka dalë Apostull Pavli. Në Veprat e Apostujve ai thekson: “Unë jam farise dhe bir fariseu…”(Veprat e Apostujve 23:6).
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)