Fasulja
Fasulja
(latinisht: Phaseolus vulgaris L., familja Leguminoseae)
Përdorimi:
Droga përbëhet nga bishtaja pa fryte, të thara të fasules (groshës). Bishtajat pa farë (lëvozhgat) të groshës nuk janë helmuese. Droga përdoret si diuretike në rastet e grumbullimit të ujit në organizëm; në sëmundje të veshkave dhe të rrugëve të urinës; përdoret si antidiabetike e lehtë; për uljen në një masë të lehtë të presionit të ngritur të gjakut. Droga nxirret nga fasule të pjekura. Fasulet e gjelbra (bishtajat me fasule të papjekura) në disa persona mund të shkaktojnë sëmundje të lëkurës nga prania e proteinës helmuese fazinë. Kjo proteinë që në persona të tjerë mund të shkaktojë edhe të vjella dhe diarre, pezmatime të zorrëve etj. shkatërrohet me zierje.
Përgatitja:
Katër grushte me drogë të grimcuar zhyten në dy litra me ujë, lihen disa orë të bymehen, pastaj zihen derisa të ngelet gjysmë litri lëng. Pihen 2-3 gota në ditë, para buke.
Burime, referenca dhe shënime:
✤ Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Rasbak – Own work, CC BY-SA 3.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=265128