Fik ujku

  Bimë, Bimë Mjekësore

Fik ujku

Fik ujku

(latinisht: Aristolochia clematitis, familja Aristolochiaceae)

Përdorimi:
Droga përbëhet nga pjesa mbitokësore e lulëzuar dhe nga rizoma, të thara të fik ujkut ose petrikut, i cili është bimë barishtore shumëvjeçare, bar i keq i kulturave bujqësore. Lulëzon në maj-korrik. Ndihmon në veprimin e antibiotikëve e të substancave kundër kancerit; ka veprim të lehtë spazmolitik; ndihmojnë mekanizmat mbrojtëse në organizëm. Kur aplikohet nga goja ka veprim helmues të ngjashëm me kolkicinën. Nga jashtë përdoren për mjekimin e plagëve të infektuara, të puçrrave; të panariçeve (zonave të infektuara përreth thonjve të duarve dhe të këmbëve), në plagë të qelbëzuara etj. Në këto raste drogat ndihmojnë epitelezimin e indeve pa formuar granulacione të tepërta. Në disa vende drogat përdoren kundër gutës (podagrës) dhe reumatizmit, si dhe në mjëkimin e plagëve që shkaktohen nga kafshimi i gjarpërinjve.

Përgatitja:
Dy lugë gjelle me drogë të grimcuar hidhen në një enë ku shtohet 1 gotë me ujë dhe përmbajtja zihet 20 minuta. Pas ftohjes lëngu kullohet dhe përdoret në formë kompresash për 15 minuta (të ngrohura në temperaturën e trupit) çdo ditë në sipërfaqet e dëmtuara të lëkurës.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ H. Zell – Own work, CC BY-SA 3.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=9062423


Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "Fik ujku":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/fik-ujku
"Fik ujku," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018