FESTË TË MADHE KA SOT SHQIPËRIA


FESTË TË MADHE KA SOT SHQIPËRIA
✤ Valle skenike, përpunim koreografik i kompozitorit T.Daija dhe i koreografit P.Kanaçi. U ekzekutua për herë të parë në nëntor 1969 nga trupa e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore. Duke shfrytëzuar motivin muzikor dhe tekstin e këngës me të njëjtin titull të grupit artistik të Rrashbullit dhe motive të këngëve popullore tropojane, me një gjuhë të thjeshtë është dhënë gëzimi i popullit për ditët e bukura që jeton dhe optimizmi me të cilin ai e sheh të ardhmen.

(D.Ko.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Festë Të Madhe Ka Sot Shqipëria


[cite]