FESTIVALET


FESTIVALET
✤ Manifestime artistike disaditore, ku paraqiten krijimtaria dhe interpretuesit më të mirë të artit popullor e të kultivuar në gjinitë e m,uzikës, këngës, valles dhe të teatrit e filmit. Kanë nisur të zhvillohen vetëm pas Çlirimit. Organizohen në shkallë komhëtare, zone dhe rrethi. F. kryesore periodike janë: Festivali Folfcforik Kombëtar i Gjirokastrës, Festivali i Kënges në RTV, Festivali i Filmit Shqiptar (shih), Festivhli kombëtar i Këngës për Fatosa e Pionierë, etj. Lloje të F. janë edhe Koncertet e Majit (shih) në Tiranë, Koncertet e Nëntorit në disa rrethe, Takimet e teatrove profesioniste, amatore e të estradës, Takimet e orkestrave frymore etj. F. luajnë rol të madh për masivizimin e lëvizjes artistike, për nxitjen e krijimtarisë dhe për ngritjen e nivelit ideoartistik të saj.

(J.T.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Festivalet


[cite]