FIERI
✤ Qyteti më i madh i Myzeqesë, qendër rrethi. Shtrihet në J të Ultësirës Perëndimore, 18 km larg Adriatikut në lartësinë 20 m. Popullsia 37000.

Një fshat i vogël në fillim, F. nisi të popullohej në mes të shek.XVIII. Me ndërtimin e një ure guri, që lidhte dy brigjet e l.Gjanica, F. u bë qendër tregtie sidomos për prodhimet bujqësore, duke dalë në mes të rrugëve që lidhnin Durrësin, Vlorën e Beratin dhe duke përdorur skelën e vogël të Pirgut në Seman. Nga gjysma e dytë e shek.XlX u ndërtua buzë Gjanicës rruga e pazarit, që e zotëronin bejlerët Vrionas nga Berati. Historia e mëtejshme e qytetit përcaktohet nga lufta e banorëve kundër këtyre bejlerëve. Popullsia u shtua me të ardhur nga krahina të tjera në fillim të shek.XX dhe u ngrit lagjja «Liri». Qeveria e Fan Nolit vendosi të shpërngulej tregu në Bishanakë (ku është sot shkolla e mesme) për të goditur pushtetin e çifligarëve Vrionas. Më 20.8.1924 u bënë manifestime antifeudale, të organizuara nga dega e shoqërisë «Bashkimi». Pas ardhjes në fuqi të regjimit të Zogut bejlerët u përpoqën ta zgjeronin qytetin në J e në P, që tregu i tyre të dilte në qendër. Qyteti u ndërtua sipas një plani të thjeshtë: më 1936 pazari fshatar ndërsa më 1937 ura me shkallë mbi Gjanicë duke iu kundërvënë bejlerëve, që zotëronin urën tjetër. Më 1925 u ngrit shoqëria sportive «Apolonia» dhe bëhen përpjekjet e para për lëvizjen teatrale. Në mes të viteve 30 në F. u formua një celulë komuniste me nismën e A.Kelmendit. Më 14.8.1935 këtu u bë Kryengritja antizogiste e Fierit (shih). Deri para Çlirimit F. ishte një qytet i vogël bujqësor, me një fabrikë ‘bloje, 5 mullinj, 3 punishte vaji dhe 330 punëtorë. Rrugët ishin të pashtruara, banesat me kallama, vetëm nga vitet 30 u përdorën bllokat dhe u ngritën disa shtëpi dykatëshe. F. u çlirua më 15.10.1944. Gjermanët në tërheqje hodhën në erë urën e gurit.

Pas Çlirimit F. u shndërrua në një qytet industrial nga më të rëndësishmit e vendit. Që në planin I 5-vjeçar u ngrit fabrika e zhveshjes së pambukut, më 1964 filloi ndërtimi i Uzinës së Nitrat-Amonit «Gogo Nushi» (shih) vepra më e madhe e 5-vjeçarit të tretë dhe TEC-i i F. (shih) më i madhi në vend etj. Degët kryesore të prodhimit sot janë: ind.kimike, ind.elektrike, ind.ushqimore sidomos me fabrikën e margarinës, të vajrave vegjetale etj,, ind e naftës me Uzinën e përpunimit të naftës, ind. mekanike me Uzinën e mekanikës bujqësore, Ndërmarrjen e riparimit e të irezimit të instrumenteve të shpimit etj.

F. ka 6 shkolla të mesme dhe 6 shkolla 8-vjeçare, Biblioteka e hapur më 1945 ka 87.000 vëilime. Ndërtesa e re e teatrit me 480 vende u ngrit më 1971. F. ka teatër dramatik, trupë të estradës (1957), shtëpi kulture dhe shumë grupe teatrale e ansamble të qendrave të punës. Galeria e arteve figurative u hap më 1979. Është i njohur ansambli folklorik «Myzeqeja». Muzeu historik u vendos në ndërtesën e re më 1978, është gjithashtu Muzeu Ushtarak. Në F. është Insiituti i Studimeve e i Projektimeve Gjeologjike të Naftës (shih). Veprojnë dega e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, bërthama shkencore e arkeologjisë dhe rrethet shkencore të gjuhëtarëve, historianëve e folkloristëve. Gazeta e parë lokale «Djersa e bujkut» ka dalë më 1922. Sot botohet gazeta Drapër e Çekan (shih). Stadiumi «Loni Papuçiu» me 6000 vende është ndërtuar më 1958, ka stadium. të lojërave me dorë dhe klubi sportiv mban emrin Apolonia. F. ka 2 spitale, shtëpi lindjeje, poliklinikë, qendër epidemiologjike etj.

Ndërtimet pas Çlirimit e kanë kthyer F. në qytet të ri me rrugë të drejta e të gjelbëruara. Tregu i vjetër buzë Gjanicës u rrafshua më 1971 dhe u sistemua Gjanica. Në J u ngritën lagje të reja dhe disa km larg u shtri zona industriale. Më 1966 u hap sheshi ku u ngrit hotel «Apolonia» dhe më 1968 u ndërtua stacioni hekurudhor. Rruga kryesore tërësisht e re «Enver Hoxha» mori pamje duke filluar nga v.1980. Më 1982 u rrafshua pjesa tjetër e tregut, ku do të jetë qendra e re e qytetit.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fieri


[cite]