Filioque

Kisha e Perëndimit mbronte tezën se Shpirti i Shenjtë buronte jo vetëm nga Ati, por edhe nga Biri. Kjo tezë u shfaq për herë të parë në Spanjë në Sinodin e Toledos në vitin 589 për të luftuar arianizmin e vizigotëve. Nga Spanja kjo tezë filloi të përhapej nëpër gjithë Perëndimin. Në vitin 767 u pranua nga Kisha Frënge dhe zyrtarisht në Sinodin e Akisgranit. Për këtë shtesë murgjit e Palestinës reaguan energjikisht duke e karakterizuar si herezi. Por edhe Papa Leoni III (795 – 861) reagoi ashpër kundër Filioque, madje vendosi dy pllaka prej argjendi në Kishën e Shën Pjetrit, të cilat përmbanin Simbolin e Nikeas së Kostandinopojës pa shtesën “Filioque”.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]