Filip Jakob Spencer
Filip Jakob Spencer (1635- 1705) ishte nga Alsacia dhe ka lindur në vitin 1635. Studimet i bëri në Strazburg dhe në Gjenevë dhe pas tyre ka qënë predikator në Frankfurt, në Drezden dhe në Berlin, ku edhe vdiq në vitin 1705. Duke qenë i ritur dhe i edukuar nga prindërit e tij, me një shprestari të vërtetë, ai u përpoq si predikator të zgjojë dhe mbajë gjallë besimin me anë të mbledhjeve intime të quajtura “Collegia Pietatis”, ku lexoheshin dhe shpjegoheshin pasazhe nga Bibla dhe diskutoheshin probleme fetare. Ky orientim i ri që inaguronte Spencer zuri rrënjë. Tre miqtë e tij, profesorë të teologjisë në Laipcing, sipas shembullit të tij, krijuan një kolegj biblik ku shpjegonin në mënyrë praktike Biblën, duke përdorur gjuhën gjermane në vend të asaj latine. Kjo gjë iu duk si diçka revolucionare profesorëve të tjerë, të cilët nisën një polemikë dhe arritën ta ndalojnë kolegjin. Debatet që vazhduan midis tyre çuan në krijimin e universitetit në Halle të Gjermanisë, me bazë gjuhën gjermane dhe me katedra teologjike të zëna vetëm nga miqtë e shokët e Spenserit.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)