FILMI ARTISTIK


FILMI ARTISTIK
✤ Gjini e kinematografisë, në të cilën shtjellimi dramatik me anë të vazhdimit të figurave fotografike që riprodhojnë lëvizjen, mbështetet në një skenar letrar, dialog, lojë të aktorëve dhe dekoreve reale ose të sajuara. F.A. shqiptar nis me filmin e metrazhit të shkurtër «Fëmijët e saj» (1957) dhe të metrazhit të plotë «Tana» (regjisor K.Dhamo, 1958). Më pas Kinostudioja «Shqipëria e Re» e ka shtuar prodhimin e F.A. duke arritur deri në 10-25 në vit. Subjektet kryesore që kanë trajtuar janë marrë nga jeta e sotme socialiste e vendit, nga ngjarjet e rëndësishme të Luftës ANÇ e të ndërtimit soeialist dhe nga mjedisi shqiptar në të kaluarën.

Filma si «Gjeneral gramafoni» (regjisor V.Gjika, 1978), «Mësonjëtorja» (regjisor M.Fejzo, 1979), cQortimet e vjeshtës» (regjisor K.Dhamo) e ndonjë tjetër dhanë tablo të gjalla, plot vërtetësi e emocion nga e kaluara e vendit. Disa filma si «Debatik» (regjisor H.Hakani, 1962), «Ngadhnjim mbi vdekje» (regjisor G.Erebara, P.Milkani, 1967), «1 teti në bronx» (regjisor V.Gjika, 1970), «Në fillim të verës» (regjisor G.Erebara, 1975), «Lulkuqet mbi mure» (regjisor Dh.Anagnosti, 1976), ravijëzuan tipare e karaktere të skalitura qartë të komunistëve shqiptarë dhe të njerëzve të thjeshtë në luftë për liri. Filmat «Komisari i Dritës» (regjisor Dh.Anagnosti, 1966), «Rrugë të bardhas (regjisor V.Gjika, 1974), «Në shtëpinë tonë» (regjisor Dh.Anagnosti, 1979), trajtuan subjekte nga jeta dhe puna në përpjekjet për të ndërtuar shoqërinë e re, për të transformuar vendin, për të çuar përpara ekonominë dhe kulturën.

F.A. shqiptar shquhet për ndërtimin e tablove të gjalla, plot dramaeitet dhe lirizëm të frymëzuar, ai përcjell ndjenja, mendime dhe ide të qarta. Bota e pasur, fuqia e karaktereve, këmbëngulja për të luftuar për ideale njerëzore janë disa nga tiparet e heronjve e heroinave të filmit shqiptar. Disa filma, me subjekt nga ndërtimi socialist i vendit, pasqyruan me vërtetësi, realizëm e patos revolucionar rrugën e përshkuar për të shndërruar njeriun e shoqërinë, ekonominë e kulturën. Kinematografia shqiptare frymëzohet nga ngjarje dhe akte heroike të qëndresës së njerëzve tanë, në luftën për liri e përparim, për të ndërtuar tablo përgjithësuese, herë të mbushura me hov të romantikës revolucionare, herë me lirizëm të hollë. Veçoritë në mënyrën e trajtimit të subjekteve e ndërtimit ‘të tyre, e zbërthimit të konflikteve, këndet e ndryshme të kapjes së realitetit e të parashtrimit të tij në ekran, zbulojnë edhe stile të individualizuara.

Një sërë veprash, si filmat «Plagë të vjetra» «Vitet e para», «Ngadhnjim mbi vdekjen*, «Rrugë të bardha», «Beni ecën vetë» «Lulëkuqet mbi mure» «Gjeneral Gramafoni» kanë marrë Çmimin e republikës. Filma si «Lulkuqet mbi mure», «Beni ecën vetë», (regjisore Xhanfise Keko), «Gjeneral gramafoni», «Në shtëpinë tonë», «Kur xhirohej një film», «Shoku ynë Tili» etj., kanë marrë çmime në festivale të ndryshme ndërkombëtare RTV Shqiptar ka realizuar gjithashtu mjaft F.A. televizivë. Ndër ta janë: «Udha e shkronjave» (regjisor V. Prifti), «Plumba Perandorit» (regjisor M. Shanaj), «Gjenerali i ushtrisë së vdekur» etj.

(G.E)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Filmi Artistik


[cite]