FINANCAT E KOOPERATIVAVE E TË DEGËVE TË EKONOMISË


FINANCAT E KOOPERATIVAVE E TË DEGËVE TË EKONOMISË
✤ Përbëjnë hallkën bazë të sistemit financiar socialist, nga e cila sigurohen burimet kryesore për të ardhurat e shtetit dhe ku përdoren shumica e shpenzimeve të buxhetit shtetëror. F. e N. e D. përfshijnë marrëdhëniet monetare që lindin e zhvillohen në procesin e prodhimit dhe të lëvizjes së produktit shoqëror dhe të ardhurave kombëtare. Ato shprehin në para (në formë monetare) marrëdhëniet ekonomike që ekzistojnë, nga njëra anë, midis ndërmarrjeve dhe degëve me shtetin dhe, nga ana tjetër, midis tyre. F. e N. e D. lidhen ngushtë me tërë sistemin e drejtimit me llogari më vete.

(S.Hi.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Financat E Kooperativave E Të Degëve Të Ekonomisë


[cite]