FINANCIMI I EKONOMISË


FINANCIMI I EKONOMISË
✤ Veprimtari që ka për qëllim të sigurojë me mjete financiare nevojat e zhvillimit me plan të ekonomisë popullore. Në shpenzimet e caktuara për F. e E. përfshihen: shpenzimet për financimin e investimeve themelore, për shtesë të mjeteve xhiruese, për krijimin e rezervave shtetërore, shpenzimet operative si edhe ato për mbulimin e humbjeve të planifikuara. F. i E. bëhet kryesisht nga buxheti i shtetit, në mënyrë të eentralizuar dhe pa kusht kthimi.

(H.Xh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Financimi I Ekonomisë


Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "FINANCIMI I EKONOMISË" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/financimi-i-ekonomis%c3%ab