FINIQI
✤ Fshat në rrethin e Sarandës (L), në rrëzën P të malit të Finiqit. Qendër e fshatit të hashkuar që përfshin edhe fshatrat: Karahaxh, Vrion, Bregas (Vromero), Buronjë (Mavropull), Blerimas (Shijan), Çlirim (Shelegar), Aliko, Çaush, Tremul, Rahullë, Jermë, Halo, Neohor, Vurgu i Ri, Pllakë, Dritas (Karaalibej); popullsia gjithsej 8750 banorë. Vendbanimi i lashtë (Foinike) ka qenë kryeqendër e Kaonisë (shih) më i pasuri, më i fortifikuari dhe më i fuqishmi në tërë Epirin. U formua si qytet në shekullin V p.e.r. SI i tillë vazhdoi deri në mesjetën e hershme. Brenda mureve rrethuese të qytetit ngrihej akropoli. Me gëmiimet arkeologjike janë zbuluar disa ndërtesa shoqërore e private, ndër to një thesar (shek. IV-III), disa stera për ujë, gjurmë të një teatri etj. Në shek.I të e.r. qyteti zbriti poshtë kodrës, rrëzë së cilës është fshati i sotëm. Në P të kodrës, në fushë shtrihet nekropoli i qytetit ku janë zbuluar varre me inventar të pasur të shek.IV-III p.e.r. Zhviilimin më të madh qyteti e arriti në shek.III p.e.r. Kësaj periudhe i përkasin disa skulptura që dëshmojnë për një atelie të qytetit. F. kishte monedhën e vet dhe. u hë kryeqyteti i Lidhjes Epirote. F. më 1972 u përfshi në KTL që është një nga ekonomitë më të përparuara të rrethit të Sarandës e të vendit. Drejtimi kryesore i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës, i orizit, i agrumeve. F. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, muze, qendër shëndetësore, pika të shërbimit tregtar dhe komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Finiqi


[cite]