FIZIKA
✤ Gjetjet e shumta arkeologjike tregojnë se fiset ilire kanë përdorur gjerësisht makinat e thjeshta si Uozi, pyka, rrafshi i pjerrët etj. Janë gjetur pjesë të një peshoreje që u përket shekujve III-II p.e.r. Forma e përshtatshme hidrodinamike e anijeve të shpejta ilire, akustika e mirë e teatrove dhe e veglave muzikore të tyre etj. janë gjithashtu dëshmi e njohjes dhe e përdorimit të ‘këtyre dijeve. Kjo traditë .vazhdon edhe gjatë shekujve të mëvonshëm. Edhe në botime shqipe hasen përpjekje për të shpjeguar ndonjë dukuri fizike. F. si lëndë mësimore është dhënë në shkollat e ndryshme të vendit.
Në periudhën e Rilindjes mendimtarë e dijetarë të tjerë e kanë plotësuar këtë traditë me përpjekje për përhapjen e njohurive fizike. Gj.Qiriazi ka shkruar të parin tekst mësimor të F. në gjuhën shqipe, që njihet deri sot dhe punoi edhe për terminologjinë e saj. Në shkollat e para kombëtare shqipe njohuritë fizike ishin pjesë përbërëse e lëndëve mësimore. Me shkollën e parë të mesme shqipe (Normalja e Elbasanit, 1909) F. filloi të jepej rregullisht si lëndë e veçantë. Më pas u botuan edhe disa tekste të F.
Pas Çlii’imit u bënë hapa për të rritur cilësisht nivelin e lëndës së F. Duke filluar që nga Reforma arsimore e vitit 1946 F. iu dha vend më i rëndësishëm në formimin e përgjithsliëm dhe politeknik të nxënësve. Në Institutin Pedagogjik dyvjeçar (1946) lënda e F. filloi të zhvillohej në nivelin e shkollës së lartë. Kjo hapi rragën për të përgatitur në vend mësuesit e matematikës e të F. Me themelimin e UT (1957) pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës u hap dega e fizikës dhe u krijuan katedra e fizikës dhe katedra e fizikës së përgjithshme. Më 1966 u hap dega e fizikës me afat studimi 5-vjeçar. U hartuan tekste të të gjitha lëndëve të fizikës për çdo kategori të shkollave.
Kërkimi shkencor në F. filloi me krijimin e UT. Më 1959 u ndërmuar studimi i radioaktivitetit (shih) të ujërave minerale të vendit. Të kësaj kohe janë edhe punimet e para në fushën e fizikës teorike. Puna kërkimore-shkencore në F. sot zhvillohet në dy drejtime kryesore: në atë të F. bërthamore dhe në atë të F. së trupit të ngurtë. Në fushën e parë kjo punë përfshin një sërë veprimtarish për futjen e metodave bërthamore në kërkim e në prodhim (akttvimi neutronik, gjurmuesit radioaktivë etj.). Në fushën e F. së trupit të ngurtë puna përfshin studime për strukturën e materialeve, zhvillimin e metodave të mikroskopisë optike dhe elektronike etj. Funksionon Qendra e Mikroskopisë Elektronike. Një varg punimesh janë kryer edhe për probleme të elektricitetit statik, të ultratingujve, si dhe në F. teorike etj. Tani fizikanët punojnë në shumë sektorë dhe japin ndihmesën e vet për zgjidhjen e shumë problemeve në gjeologji, bujqësi, industri, kimi, mbrojtje etj. Si institucion i kërkimit shkencor funksionon më vete, pranë Akademisë së Shkencave Institutii Fizikës Bërthamore (shih). Punimet shkencore në fushën e F. botohen në Buleiinin e Shkencave të Natyrës (shih). Ndihmesë në zhvillimin e arsimit e të shkeneave, në këtë fushë kanë dhënë Sotir Kuneshka, Skënder Koja, Petrit Skënde, Niko Thomo etj.
(So.K.—Sk.K.—P.S.—Se.D.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Fizika