FJALËT E URTA
✤ Thënie tëshkurtra e zakonisht të figurshme, që shprehin në mënyrë të ngjeshur mendime e gjykime të nxjerra nga përvoja popullore për ngjarje, dukuri e çështje të ndryshme. Në letërsinë folklorike quhen dhe proverba, njihen edhe si fjaië të moçme. Duke përgjithësuar praktikën shumëshekullore të punës dhe të jetës, ato paraqiten si të vërteta me vlerë të përhershme; por mendimi në disa F. të U. mund të jetë i drejtë vetëm për periudha dhe raste të caktuara, madje dhe negativ. Repertori i F. të U. iëviz bashkë me mendimin popullor, të kushtëzuar historikisht. Disa nga F.U. të së kaluarës janë zhvleftësuar, ose kanë mbetur vetëm me vlerë historike.
F.U. e shprehin mendimin në forma të ndryshme—si përfundim logjik, si parim, si ligj, si këshillë: Po s’punove në të ri, do vuash në pleqëri; Lumi fle, hasmi s’fle; Shtri këmbët sa ke jorganin. Sintetizmi, karakteri përgjithësues, mënyra figurative e disa herë e tërthortë e shprekjes bëjnë që F.U. të përdoren edhe me shumë kuptime. Tematika e F.U. është shumë e gjerë dhe e larmishme, përbëjnë një lloj kodi të moralit dhe encildopedi të filozofisë popullore. Temat e tyre kryesore janë: atdheu, karakteristikat e shqiptarit, morali, puna dhe mjeshtëritë, familja, marrëdhëniet shoqërore e lufta e klasave. Në proverbat e krijuara gjatë Luftës ANÇ dhe pas Çlirimit del dashuria për atdheun socialist, për Partinë e sh.Enver Hoxha, për punën, vigjilenca etj.; p.sh. Liria i ka rrënjët në gjak; Trimëria merr kala, vigjilenca fort e mba; Do punuar koka që të japë toka.
Vlerat ideoartistike, aftësia për t’u lidhur me jetën dhe për t’u zhvilluar e pasuruar bashkë me të, si dhe roli gjatë bisedës kanë bërë që F, e U. të vazhdojnë plot gjallëri jetën e tyre artistike deri në ditët tona. Botimi më i rëndësishëm është Fjalë të urta të popullit shqiptar (T.,1983). Për studimin e tyre ka dhënë ndihmesë J.Panajoti etj.
(J-P.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Fjalët E Urta