FJAL’ -E-LIR


FJAL’ -E-LIR
✤ (1921). Gazetë e përjavshme politike, shoqërore, letrare, kulturore. Numri i parë doli më 1.3.1921 në Vlorë, vijoi deri më 31.12.1922. U vetëquajt «Organ i Partisë «Koshtituta». E drejtonin Abdyl Kuçi dhe Agjah Libohova. Ishte zëdhënëse e ideve të intelektualëve përparimtarë shqiptarë me prirje demokratike dhe antiçifligare, propagandoi domosdoshmërinë e shndërrimeve ekonomiko-shoqërore dhe politike me rrugë demokratike.

(H.Ko.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fjal’ -E-Lir


Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "FJAL’ -E-LIR" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/fjal%ce%b3co-e-lir