FLAMURI I ARBËRIT


FLAMURI I ARBËRIT
✤ (1883). Revistë e përmuajshme politike, shoqërore, kulturore e letrare në gjuhën shqipe (arbërisht) dhe italisht, prej 8 faqesh. Numri i parë doli më 20.7.1883, vijoi deri më 1887. U botua në Koriliano Kalabro, ngashtatori 1885 në Kozenca të Italisë. E drejtonte Jeronim De Rada (shih). Njihet si e para revistë në historinë e shtypit shqiptar. Luajti rol të rëndësishëm për njohjen e Shqipërisë në Evropë si vendi i një populli të lashtë e me tradita; përçoi zërin e luftës patriotike të popullit shqiptar; demaskoi synimetefuqivetëhuaja për copëtimine Shqipërisë; bëri përpjekje për përhapjen e arsimit dhe të kulturës shqiptare dhe ndihmoi për afrimin e lidhjet ndërmjet shqiptarëve të të dy brigjeve, si popullsi të një gjaku e të një gjuhe.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Flamuri I Arbërit


[cite]