Fiku

  Bimë, Bimë Mjekësore

Fiku

Fiku

(latinisht: Ficus carica L., familja Moraceae)

Përdorimi:
Droga përbëhet nga frytet e thata të fikut. Përdoret si laksativ i lehtë, në bronkitet dhe në kollë. Në formë gargare frytet përdoren në pezmatimet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe të gojës.

Përgatitja:
50 gr fiq të thatë futen në darkë në një enë ku shtohen 500 ml ujë dhe zihen 20 minuta. Të nesërmen fiqtë hahen dhe lëngu pihet. Kjo kurë përdoret kundër kapsllëkut Lëngu qumështor i freskët i frytit, i gjetheve dhe i degëve të reja përdoret për zhdukjen e lytheve (verrukave) duke i pikuar ato çdo ditë 2-3 herë me lëng. Lëngu qumështor përdoret edhe për zhdukjen e qukave të fytyrës, duke i lyer ato një herë në ditë.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ CC BY-SA 3.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=5371


Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "Fiku":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/fiku-3
"Fiku," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018