FONDI QENDROR I GJEOLOGJISË


FONDI QENDROR I GJEOLOGJISË
✤ Qendër e grumbullimit, sistemimit shkencor dhe e ruajtjes së dokumentacionit gjeologjik për të gjitha ilojet e punimeve e studimeve gjeologjike, gjeofizike, gjeokimike, hidrogjeologjike etj. që kryhen në territorin e RPS të Shqipërisë për njohjen e strukturës gjeologjike dhe për kërkimin dhe zbulimin e mineraleve të dobishme. Është krijuar më 1952. Kryen dhe evidentimin e rezultateve të gjithë punimeve gjeologjike, përpilon hartat e mhulimit me studime gjeologjike për të gjithë’ territorin e vendit, bën evidentimin e vendburimeve’~dhe shfaqjeve të mineraleve të dobishme duke përpiluar kadastrën përkatëse, organizon shfrytëzimin e dokumentacionit gjeologjik nga ndërmarrjet, institucionet dhe studiuesit e interesuar.

(Ve.M.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fondi Qendror I Gjeologjisë


[cite]