FORCAT TOKËSORE
✤ Forca kryesore e UP e paracaktuar për të kryer detyra shumë të rëndësishme në luftën popullore. Në shumë shtete ato përbëjnë bazën e fuqisë ushtarake. Në RPS të Shqipërisë F.T. përfaqësojnë llojin më të madh dhe më të gjithanshëm nga përbërja luftarake në gjithë Forcat e Armatosura dhe janë ato që do të vendosin fatin e luftës. F.T. përfshijnë armët: e këmbësorisë, që është arma kryesore, të artilerisë tokësore, të artilerisë kundërajrore, të tankeve, të xhenios dhe të kimisë. Për të siguruar veprimet luftarake të F.T., në përbërje të tyre hyjnë llojet e shërbimeve dhe të specialit’eteve, si ato të ndërlidhjes e radioteknikës, të shërbimeve të prapavijës, të autotraktorëve etj.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Forcat Tokësore
[cite]