FOSCAT LUFTARAKË AJRORE
✤ Lloj i forcave të Ushtrisë Popuilore të RPS të Shqipërisë, i paracaktuar për veprime luftarake në mbështetje të Forcave Tokësore dhe të Flotës Luftarake Detare. U krijuan pas Çlirimit nën kujdesin e Partisë dhe të shokut Enver Hoxha. F.L.A. përbëhen nga aviacioni gjuejtës-bombardues dhe nga aviacioni i transportit. Me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të RPS të Shqipërisë shokut Enver Hoxha më 22.5.1951 u krijua reparti i parë i aviacionit. Në vitin 1955 F.L.A. u pajisën me aeroplanë luftarakë reaktivë, në vitin 1959 me avionë supersonikë, në vitin 1957 u krijua edhe aviacioni i transportit ushtarak. Më 13 maj 1962 u hap shkolla e lartë ushtarake e aviacionit (shih) për përgatitjen e kuadrove pilotë, teknikë, specialistë. Që me krijimin e F.L.A. filloi plotësimi i detyrave luftarake dhe në verën e vitit 1951 u organizua për herë të parë gatishmëria luftarake për mbrojtjen e hapësirës ajrore të RPS të Shqipërisë. F.L.A. kanë ruajtur me vigjileneë hapësirën ajrore të atdheut. Dita e 24 prillit 1951 kur u ngrit për herë të parë aeroplani luftarak i_ pilotuar nga një pilot shqiptar, festohet si Dita e themelimit të F.L.A.
(K.Bi.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Foscat Luftarakë Ajrore
[cite]