FRASHËRI


FRASHËRI
✤ (Fraxinus L.). Dru i familjes së ullinjve (Oleaceae), i gjinisë së frashërit që në Shqipëri ndeshet në tri specie: F. i bardhë (F. ornus L.), F. fletëngushtë (F. angustifolia, Vahl.) dhe F. i zi (F. excelsion, L.). Më i përhapur është F. i bardhë si dru mali, që rritet deri 10 m i lartë e i trashë deri 60 cm, me degët e reja të nyjëtuara në ngjyrë hiri, me gjethe të përbëra nga 7-9 fletëza eliptike me bisht të shkurtër me lule të bardha e me erë ■ të këndshme, të grumbulluara në panikla të mëaha. Lulëzon në prill-qershor, bën frufc një farë me një krah 3-4 cm të gjatë e 7-10 mm të gjerë, piqet në tetor. F. është i përhapur në* Evropën J e Qendrore e në Azinë P. Në Shqipëri është i përhapur në lartësitë deri 1700 m. sidomos ‘në Koplik, Gruemirë, Drisht, Cukal, në malin e Kakariqit, Përmet, si dhe në fund të vargut malor Milot-Erzen. Haset gjithashtu në kodrat ndërmjet Tiranës, Durrësit, Peqinit: e Elbasanit, rrëzë Tomorrit në Shpirag, Nemërçkë, Dhëmbel, Delvinë, Trebeshinë, Himarë,. Konispol etj. F. pëlqen klimë malore të ngrohtëe toka të freskëta, por rritet dhe në toka të thata qofshin këto edhe gëlqerore. F. është dru që rritet. ngadalë, duron nxehtësinë dhe thatësirat, prandaj përdoret për ripyllëzimet e vendeve të thata. Druja e F. të bardhë është e verdhë në të kuqetë çelur, e rëndë dhe elastike, përdoret për boshte, vëngje e spica rrotash si dhe për vegla të ndryshme bujqësore. Gjethet e F. janë ushqim i> mirë për bagëtinë. Farat përmbajnë vaj, degët e holla përdoren për të thurur shporta e kosha. Duke bërë prerje në lëkurën e trungut të F. fitohet një lëng i trashë me shije të ëmbël që • quhet manë, përdoret në mjekësi si purgativ. F. i bardhë për lulet e tij të bukura rritet si dru zbukurimi.

✤ Fshat në rrethin e Përmetit (VL), rrëzë malit të Kokojkës. Qendër e fshatit të bash— kuar që përfshin edhe fshatin Zavalan, popullsia. gjithsej 592 banorë. Është fshat i lashtë, për— mendet në burimet e shkruara që në shek.XV. Është vendlindja e’vëllezërve Frashëri — Abdylit, Naimit dhe Samiut. F. ka qenë një nga qendrat më të rëndësishme të Lidhjes Shqiptare të» Prizrenit. Në F. është dhe Teqeja e Frashërit që ka qenë seli e degës së Lidhjes Shqiptaretë Prizrenit. Këshilli NÇ u ngrit më 1943. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. F. është^ qendër e koop. së bashkuar me emrin «Sami Frashëri». Ka drejtim kryesor blegtorinë dheprodhimin e drithërave të bukës,. pemëtarinë. F. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture,.. spital, njësi tregtare e komunale. Në F. ndodhen. dy monumente kulture:

Shtëpia e Vëllezërve Frashëri dhe Teqeja e Frashërit. Para shtëpisë muze ngrihen edhe bustet e Abdylit, Naimit dhe Samiut.

. 4«

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Frashëri


[cite]