FRASHËRI MITHAT
✤ (1880-1949). Një nga përfaqësuesit kryesorë të reaksionit në Shqipëri, intelektual liberal, pseudopatriot e tradhtar. Në vitet 1608-1912 ndoqi vijën e bashkëpunimit me xhonturqit dhe iu kundërvu lëvizjes kryengritëse të popullit shqiptar, që luftonte për shpalljen e Pavarësisë Kombëtare. Në vitet e Luftës ANÇ të popullit shqiptar, u vu në krye të organizatës tradhtare të Ballit Kombëtar (shih) dhe ishte përgjegjësi kryesor për veprimtarinë që zhvilloi ajo për sabotimin e luftës çlirimtare, si edhe për bashkëpunimin me pushtuesit fashistë italianë dhe gjermanë. Drejtoi një varg organesh shtypi dhe botoi shkrime me pseudonimin Lumo Skëndo.
(Xh.F.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Frashëri Mithat
[cite]