FRASHËRI SAMI


FRASHËRI SAMI
✤ (1850-1904). Rilindës i shquar, ideologu kryesor i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, dijetar i madh, shkrimtar dhe publicist. Në Iiteraturën e huaj është njohur me emrin Shemseddin Sami. Lindi në Frashër të Përmetit më 1 qershor. Mësimet e para i mori në fshatin e lindjes. Më 1865 së bashku me pesë vëllezërit e tij dhe dy motrat u vendos në Janinë. Këtu së bashku me Naimin, S.F. kreu shkollën e mesme greke Zosimea (shih) ku përveç kulturës së’ përgjithshme, ‘përvetësoi .krahas greqishtes së re e të vjetër edhe gjuhën latine e gjuhën frënge dhe italiane. Nga mësuesit e medreseve të Janinës mësoi arabisht dhe persisht.

Më 1872 u vendos në Stamboll ku zhvilloi një veprimtari të gjerë patriotike për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të popullit shqiptar dhe bashkëpunoi me përfaqësuesit më përparimtarë të lëvizjes demokratike-borgjeze turke. Ishte një ndër organizatorët kryesorë të «Komitetit Qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare» (shih) dhe me themelimin e «Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip» (1879) u zgjodh kryetar i saj.

S.F. drejtoi revistat e para në gjuhën shqip *Drita» dhe pastaj «Dituria» (Stamboll, 1884-85) ku shkroi një varg artikujsh. Për nevojat e shkollës shqipe hartoi librat «Abetare e gjuhës shqipe» i 1886)», «Shkronjtore e gjuhës shqipes (gramatika, 1886) dhe — «Dheshkronjë (Gjeografia, 1888) në gjuhën shqipe. E këtij mendimtari të shquar patriot demokrat iluminist është «Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet», (shih) botuar më 1899 pa emër autori në Bukuresht. Ky traktat u bë manifesti i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, vepra që sintetizoi programin e lëvizjes, strategjinë dhe taktikën e saj. Në të u shprehën idealet demokratike të zhvillimit politik e shoqëror të vendit, të zhvillimit të arsimit, të kulturës e të shkencës. S.F. hartoi dhe një fjalor të gjuhës shqipe që mbeti i pabotuar, la gjithashtu në dorëshkrim një përmbledhje këngësh popullore shqiptare. Çështjen shqiptare S.F. e mbrojti edhe në organet e ndryshnie të shtypit që drejtoi sidomos në gazetën turqisht Terxhuman-i Shark» (shih) S.F. është autor i 57 veprave në gjuhën shqipe, turke dhe arabe duke përfshirë këtu edhe revistat e gazetat që i drejtoi duke botuar vetë në to.

Çështjen shqiptare dhe historinë e popullit shqiptar S.F. i trajton edhe në veprat në gjuhën turke e sidomos në artikujt e botuar në shtypin e kohës, si edhe në veprat letrare me motive nga jeta shqiptare. Si dijetar i madh S.F. dha kontributin e tij të vyer në disa fusha të shkencës ku u dallua si përfaqësues i mendimit të përparuar materialist jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e Lindjes. Është autor i rjalorit normativ të gjuhës turke (Kamus-i tiirki, 1901) i cili ruan vlerën e vet të madhe edhe në ditët e sotme. Fjalori «Kamus-i tiirki» përmban mbi 40 mijë fjalë e shprehje gjuhësore dhe është pajisur me një parathënie të gjatë të shkruar nga vetë Samiu ku parashtron parimet e tij mbi fjalorin e një gjuhe letrare. Samiu është edhe autor i disa fjalorëve dygjuhësh frëngjisht-turqisht. (Kamus-i fransevi, 1882); turqisht-frëngjisht (Kamus-i fransevi, 1885); arabisht-turqisht (Kamus-i arabi). Vepra madhore e S.F. në gjuhën turke është Enciklopedia e tij «Kamus-ul alam» (1900) në 6 vëllime, ku Samiu u jep një vend të aukshëm botës shqiptare, figurave të rëndësishme që ka nxjerrë populli shqiptar gjatë historisë së tij. Në enciklopedinë e Samiut gjenden njoftime për institucionet shtetërore, arsimore, fetare etj.» si edhe të dhëna gjeografike jo vetëm për qytetet dhe qendrat administrative më të rëndësishme të Shqipërisë, por edhe për fshatrat më të njohura..

Si shkrimtar S.F. shkroi në gjuhën turke drama e romane. Vepra më e rëndësishme tregimtare e S.F. «Besa» e botuar më 1875 e ka marrë su’bjektin nga jeta shqiptare. Ajo u shfaq në teatrin perandorak në Stamboll më 1874, një vit para se të botohej. Për popullarizimin e dijeve shkencore shkroi disa libra dhe broshura të cilat i përmblodhi në «Bibliotekën e xhepit», hartoi tekste të ndryshme, botoi antologji me pjesë të zgjedhura nga letërsia botërore dhe kryesisht orientale; ai la në dorëshkrim 11 vepra kryesisht nga fusha e gjuhësisë dhe e letërsisë.

S.F. ishte edhe një gazetar i talentuar. Ai ka bashkëpunuar me shkrime dhe ka qenë redaktor dhe kryeredaktor në disa gazeta «Sabah» («Mëngjezi» 1876), ku për një kohë ishte kryeredaktor, «Hafta»

(«Java»).Në punën krijuese të S.F. një vend të rëndësishëm zënë edhe përkthimet, e kryesisht ato nga frëngjishtja. Ai shquhej për kulturën e tij të gjerë në shumë fusha. Biblioteka personale e tij kishte 20 000 vëllime. Për veprimtarinë patriotike edhe për frymën përparimtare që përshkon veprat e tij Porta e Lartë e ndoqi dhe e persekutoi S.F. duke e internuar e izoluar. Vitet e fundit atij i qe ndaluar të dilte nga shtëpia. Vdiq në Stamboll. (Sh.Ç.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Frashëri Sami


[cite]