FRASHËRI REFAT


FRASHËRI REFAT
✤ (1862-1934). Atdhetar, mjek bakteriolog. Lindi në Frashër (Përmet), u diplomua për~ mjekësi në Stamboll. Më 1899 emërohet nëndrejtor e më pas drejtor i Institutit Bakteriologjik të Stambollit, profesor në Fakultetin e Mjekësisë të Stambollit. Botoi shumë vepra mbi bakteriologjinë që e bënë të njohur në botën shkencore të kohës. Më 1913 qeveria turke e pushoi nga puna për arsye të veprimtarisë së tij për pavarësinë e Shqipërisë. Qëndroi pa punë ‘në Stamboll e më pas u internua në Tripoli ku punoi si mjek karantine. Pas Luftës I Botërore u kthye në atdhe dhe Kongresi i Lushnjës (më 1920) e emëroi Drejtor të Përgjithshëm të Shëndetësisë, detyrë në të cilën qëndroi deri më 1931.

(F.Ho.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Frashëri Refat


[cite]