FRASHERI SHAHIN


FRASHERI SHAHIN
✤ (shek.XIX). Poet i rrymës së bejtexhinjve. Lindi dhe jetoi në Frashër. Prej tij njihet vetëm poema e gjatë Muhtarnane, që është përshtatje nga letërsitë orientale. me subjekt fetar islam. Ka rreth 12.000 vargje, u përfundua më 1868, dhe paraqet interes historiko-letrar e gjuhësor.

(Sh.Ç.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Frasheri Shahin


Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "FRASHERI SHAHIN" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/frasheri-shahin