FRASTLËRI NAIM SERVET
✤ (1923-1975). Aktor i shquar i teatrit dhe i kinematografisë, Hero i Punës Socialiste, Artist i Popullit, laureat i Çmimit të Republikës .Lindi në Leskovik. Duke qenë ‘nxënës i gjimnazit të Tiranës, ,në fillim të v.1942 u pranua në radhët e Rinisë Komuniste të Shqipërisë, u brumos me ide revolucionare dhe u bë veprimtar i Lëvizjes NÇ.
Nxitje për talentin e tij qe, pjesëmarrja në përgatitjen e shfaqjes së «Vilhelm Telit» të ’ F.Shilerit më 1943, nga nxënësit e gjimnazit nën kujdesin e RKSH. Në shfaqjen e pjesës «Partizanët» të F.Gjatës ditën e Çlirinr: të Atdheut, N.F. luajti me sukses rolin e kom;sarit. Në maj 1945 me krijimin e Teatrit s Shtetit u bë aktor profesionist. Gjatë punës krijuese 30-vjeçare gdhendi me art në skenë dhe në ëkran një galeri të tërl figurash skenike. Ishte edhe mjeshtër i recitimit. Krijoi mbi 80 personazhe nga dramaturgjis jonë e re dhe nga dramaturgjia përparimtare botërore.
Disa nga rolet kryesore: Qytetari (Prefekti; Mahmudi (Halili dhe Hajria), Togeri (Toka jonë). Selimi (Familja e peshkatarit), Gjenerali (Gjenerali i ushtrisë së vdekur), Ferdinandi (Intrigë dhe dashuri), Ribakovi (Orët e Kremlinit), Hamleti (Shekspir) e dhjetëra të tjerë.
Mori pjesë në filmin e parë artistik shqiptar «Tana» (1957) e më pas lojti në role si Fon Shtolc («Ngadhnjim mbi vdekjen»), Doktor Artani («Gjurma»), Kirurgu («Plagët e vjetrax) etj. Dha ndihmesë të madhe për forcimin e karakterit kombëtar të teatrit shqiptar dhe si pedagog në degën dramatike të Institutit të Lartë të Arteve për përgatitjen e aktorëve të rinj.
(A.Ga/
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Frastlëri Naim Servet