FSHATI I BASHKUAR


FSHATI I BASHKUAR
✤ Njësi tokësore administrative e hallkës së dytë pas fshatit, e vendosur me dekretin e Presidiumit të Kuvendit Popullor dt.13.3.1967 «Mbi zgjedhjet e këshillave popullorë dhe të gjykatave popullore». Krijohet nga bashkimi i disa fshatrave fqinjë, si rregull për formimin e kooperativës bujqësore të bashkuar ose të ndërmarrjeve bujqësore. Juridikisht F.B. krijohet dhe ka të njëjtat organe të pushtetit e të administratës shtetërore si fshati (shih). (Z.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fshati I Bashkuar


Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "FSHATI I BASHKUAR" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/fshati-i-bashkuar