Fshati pa vajza 2010

Në majën e një mali në jugperëndim të Serbisë shtrihet fshati i vogël Zabrdje, ku jetojnë dhe tre vëllezërit Jankoviç. Në këtë film dokumentar tregohen vështirësitë e jetesës së tyre aq më tepër për faktin se që të tre ata janë të pamartuar dhe se fshati nuk ka më gra apo vajza. Një nga arsyet e këtij fenomeni janë dhe
kushtet e jetesës pasi në fshat nuk kanë as rrugë të asfaltuar, as ujë në shtëpi etj. Një nga vëllezërit, Zorani, duke marrë si shembull një nga bashkëfshatarët e tij që ishte martuar me një vajzë nga Shqipëria, shikon dhe ai si mundësi gjetjen e një vajze Shqiptare duke vajtuar akoma dhe në qytetin e Shkodrës (edhe pse preferon të jetë serbe por nuk ka vajzë serbe të vejë të jetojë atje)

Është një film dokumentar me të vërtetë i realizuar bukur si dhe me situata komike nga jeta e përditshme, aq më tepër që kjo gjë mund të shikohet edhe në fshatrat shqiptarë. Ky film është fitues i shumë çmimeve.

Për ta shkarkuar filmin klikoni këtu:  http://goo.gl/g6srDz

 

 

 

[cite]