Ftoi

  Bimë, Bimë Mjekësore

Ftoi

Ftoi

(latinisht: Cydonia oblonga Mill., familja Rosaceae)

Përdorimi:
Ftoit për qëllime mjekësore i përdoren farat dhe gjethet e thara, si dhe tuli i fryteve. Farat e ftoit përdoren si ekspektorante, laksativë; si mjet që rregullon tretjen në sëmundje të stomakut e të zorrëve; në kollë. Gjethet e ftoit përdoren kundër diarresë.

Përgatitja:
Farat duhet të përdoren të plota, çaji nga farat përgatitet si vijon: 1 lugë kafeje me fara ftoi hidhen në një enë ku shtohen 2 gota me ujë. Përmbajtja zihet për 10 minuta, lihet në qetësi 15 minuta dhe pastaj lëngu kullohet dhe pihet gjatë ditës.
Çaji nga gjethja përgatitet kështu: 10-10 gr gjethe ftoi të thara e të grimcuara hidhen në një enë ku shtohet 1 litër ujë. Përmbajtja zihet 5 minuta dhe pas vakjes lëngu kullohet. Pihen 2-3 gota çaj në ditë në rastet e heqjes së barkut dhe mund të përdoret edhe nga jashtë për larje vaginale kundër leukoresë.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Manfred Heyde – Own work, Public Domain, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=2245625


Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "Ftoi":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/ftoi-2
"Ftoi," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018