FUQIA BLERËSE E PARASË


FUQIA BLERËSE E PARASË
✤ Sasia e mallrave që blihen ose e shërbimeve që kryhen me njësinë e parasë. F.B. e P. është në përpjesëtim të zhdrejtë me indeksin e çmimeve. Qëndrueshmëria dhe rritja e vazhdueshme e F.B. të P. është karakteristikë vetëm e rendit tonë soeialist dhe garantohet nga shtimi i pareshtur i vëllimit të prodhimit dhe i qarkullimit të planifkuar të mallrave, nga qëndrueshmëria dhe ulja e vazhdueshme e çmimeve, nga buxheti shtetëror i balancuar etj. F.B. e P. në socializëm është një nga faktorët që sigurojnë rritjen e vazhdueshme të të ardhurave reale të punonjësve. Në vendet kapitaliste ulja e vazhdueshme e F.B. të P. është një nga faktorët e pakësimit të vazhdueshëm të të ardhurave reale të punonjësve dhe e keqësimit të nivelit të jetesës së tyre.

(L.Za.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fuqia Blerëse E Parasë


[cite]