FURNIZIMI MATERIALO-TEKNIK


FURNIZIMI MATERIALO-TEKNIK
✤ Proces i organizimit e i drejtimit me plan të shpërndarjes së mjeteve të prodhimit në ekonominë socialiste, me qëllim që ndërmarrjeve dhe degëve të caktuara të ekonomisë t’u sigurohen mjetet e nevojshme materiale për plotësimin e detyrave të planit. Plani i F.M.T. përfshin shpërndarjen e makinerive e pajisjeve, të lëndëve të para, të materialeve kryesore e ndihmëse, të lëndëve djegëse, të energjive të ndryshme, të pjesëve të ndërrimit etj. Në RPS të Shqipërisë F.M.T. kryhet në mënyrë të centralizuar nga Komisioni i Planit të Shtetit. Në vendet borgjeze e revizioniste shpërndarja e mjeteve të prodhimit bëhet nëpërmjet shitjes e blerjes së lirë në treg.

(Q.T.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Furnizimi Materialo-Teknik


[cite]