FURRNALTA
✤ Furrë metaiurgjike me veprim të pandërprerë për prodhimin e gizës (shih) nga shkrirja e xeherorëve të hekurit. Ka trajtën e dy trungjeve koni që bashkohen në bazat e mëdha me një pjesë cilindrike. Është e ndërtuar prej lëndësh zj arrduruese, zakonisht tulla shamoti të veshura nga jashtë me fletë hekuri dhe ka lartësi 30 m e më shumë. F. ngarkohet nga sipër me xeherorë hekuri, me shkrirës si dhe me qymyr kok që shërben si reduktues e njëkohësisht si lëndë djegëse, ndërsa nga poshtë fryhet ajër i nxehtë. Si rrjedhojë e reduktimit dhe e proceseve të tjera në temp. deri në 1600°C, formohen giza dhe bramca (skoriet), që largohen prej pjesës së poshtme të F., ndërsa nga sipër del gazi i F. Bramca grimcohet dhe përdoret si shtesë për prodhimin e çimentos, ndërsa gazi i F., që ka fuqi kalorifike të lartë, përdoret si lëndë djegëse. F. e parë shqiptare u vu në punë më 1976 në Kombinatin metalurgjik «Çeliku i Partisë» në Elbasan, naërsa e dyta më 1981.
(Ar.P.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Furrnalta
[cite]