FUSHË-MUHURRI


FUSHË-MUHURRI
✤ Fshat në rrethin e Dibrës (L), nga e majta e luginës së Drinit të Zi (shih). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Rrethkale, Vajmëdhenj, Hurdhë-Muhurr, Shqath e Bulaç, popullsia gjithsej 4230 banorë. Gjetjet arkeologjike në kodrën e Ballës dëshmojnë se vendbanimi është i lashtë. Këshilli NÇ u ngrit më 1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1956. F.M.-është qendër e koop. së bashkuar «Drita», formuar më 1967. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, pemëtarinë dhe rritjen e bagëtive të imëta. FM ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, muze, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale. Këtu ndodhet edhe një minierë e njohur mermeri.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fushë-Muhurri


[cite]