FUSHA E BURRËSIT
✤ Fushë në pjesën V të rrethit të Durrësit, midis kodrave të Rodonit në L, detit Adriatik në P, kepit të Rodonit në V dhe Shkëmbit të Kavajës në J. Përshkohet mespërmes nga 1. Erzen, ndaj quhet edhe fusha e Erzenit të Poshtëm. Ka reliev të rrafshët, që vende-vende thyhet nga kodra të buta me lartësi 50-100 m (kodrat e Sukthit, Vërrinit, Arapajt, Rrashbullit etj.). Në skajin JP ngrihet kodra e Malit të Durrësit (188 m). Pjesa e fushës në të majtë të rrjedhjes së Erzenit deri në vitin 1961 zihej nga këneta e Durrësit, me bonifikimin e së eilës u përfituan 3050 ha tokë e re dhe u përmirësuan 4230 ha të tjera. Për të penguar përmbytjet e Erzenit gjatë brigjeve të tij janë ndërtuar pendë mbrojtëse. Të tilla janë ngritur edhe gjatë bregdetit për të mbrojtur fushën nga dallgët dhe baticat e detit. Në buzë të detit në Porto Romano është ngritur një hidrovor i fuqishëm, që zbraz në det ujërat e shirave. Për ujitje janë ndërtuar disa ujëmbledhës, si ai i Borçës (8 milionë m3 ujë), i Çallikut (5 milionë m3 ujë), i Rubjekës (4 milionë m3 ujë) dhe i Metallajt, si dhe kanali Ndroq-Çallik me prurje 4 m3/sek. Me bonifikimin e sistemimin e plotë ujor sot F. e D. është kthyer në një zonë të rëndësishme bujqësore ku mbillen drithëra buke, bimë inaustriale, foragjere, drurë frutorë, vreshta, ullinj etj. Në skajin JP përfundon me plazhin e Durrësit, qendra më e madhe turistike e vendit. F. e D. është e banuar dendur, sidomos pjesa L e J e saj. Qendrat kryesore janë Durrësi, Shijaku, Maminasi, Sukthi, Rrashbulli etj.
(P.G.-Dh.V.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Fusha E Burrësit
[cite]