FUSHA E KAVAJËS


FUSHA E KAVAJËS
✤ Fushë në pjesën J të rreihit të Durrësit, midis 1. Shkumbin në J dhe Shkëmbit të Kavajës në V, detit Adriatik në P dhe kurrizit kodrinor Vrrin-Rrogozhinë në L. Përmes fushës me drejtim VP-JL ngrihet kurrizi i kodrave të Kavajës (150-200 m), aë e ndan atë në pjesën L dhe atë P. Përshkohet nga një radhë përrenjsh, më i madhi përroi i Darçit, me dredha të shumta. F. e K. ka klimë mesdhetare fushore (mesatarja e janarit 7.4°, e korrikut 23.2°). Para Çlirimit përmbytej dendur nga vërshimet e Shkumbinit, ndaj edhe punohej një pjesë e vogël e saj. Gjatë viteve të pushtetit popullor, në hregun e djathtë të Shkumbinit u ndërtua një pendë mbrojtëse nga përmbytjet. Ndërtimi i kanalit ujitës Peqin-Kavajë që e merr ujin nga Shkumbini, zgjidhi edhe problemin e ujitjes së F. së K., e cila tani punohet tërësisht dhe mbillet me drithëra buke, bimë industriale (pambuk, luledielli) drurë frutorë etj. F. e K. është e hanuar dendur, sidomos pjesa L e saj. Qendra kryesore janë Kavaja, Rrogozhina etj.*

(P-G.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fusha E Kavajës


[cite]