FUSHA E KOSOVËS
✤ Krahinë gjeografike-etnografike dhe fusha më e madhe e Kosovës (shih). Përfshin gjysmën lindore të Kosovës nga Kaçaniku në J deri në Mitrovicë në V dhe nga malet e Caralevës, Goleshit e Qiqavicës, që e ndajnë nga Rrafshi i Dukagjinit (shih) në P e deri te malet Prugovc, Kozhnieë e Zhegovc që e ndajnë nga Morava, në L. Gjatësia nga V në J është 80 km, gjerësia nga L në P deri në 30 km, sipërfaqja e përgiithshme 950 km2. Lartësia mesatare mbi nivelin e detit 500-550 m dhe relievi është shumë i rrafshët. Në skajet ngrihen vargje kodrash të ulëta që në rrethinat e Prishtinës mbizotërojnë në reliev. Përtej kodrave ngrihen nië radhë vargmalesh deri në 2000 m lartësi. Është me origjinë tektonike, në epokën e pliocenit mbulohej nga një liqen i madh që më vonë u tha. Ka klimë të ftohtë kontinentale në dimër (mesatarja e janarit — 1°C) dhe të freskët në verë (mesatarja e korrikut 20°C). Sasia e reshjeve 600-800 mm, më shumë në muajt nëntor-dhjetor e maj-korrik dhe më pak në janar-shkurt. Bie mjaft dëborë. Pjesa V dhe qendrore e saj përshkohet nga 1. Sitnica, që fillon në bigëzimin e Nerodimkës dhe përfundon në Ibër në V. Pjesa J përshkohet nga 1. Nerodimka, dhe përfundon në Lepenc në J të aytetit të Kaçanikut. Lumenjtë rrjedhin në shtretër të cekët, me rrafshe të gjera aluviale, kanë pak ujë. Në të dy anët e tyre ka tarraca të gjera. Në pjesët e ulëta dhe të sheshta ka toka të zeza me pjellori të lartë. Bimësia natyrore përbëhet nga dushqet. F. e K
ka pasuri të shumta nëntokësore e mbitokësore. Ka rezerva të mëdha qymyrguri (Obiliq), plumb, bakër, zink etj. në Trepçë, si dhe sipërfaqe të gjera e pjellore me klimë të favorshme për bujqësinë etj. Qendrat kryesore janë: Prishtina, Mitrovica, Ferizaj, Kaçaniku, Lipjani, Vuçiterna etj.
Kultura materiale tradicionale e F. së K. dallohet deri diku nga ajo e Rrafshit të Dukagjinit. Mbizotëron popullsia që merret me bujqësi, mbillet grurë, luledielli etj. Banesat janë përdhese me një ose dy kate, të ndërtuara me qerpiçë dhe më rrallë me tulla. Veshja tradicionale e burrave është e ngjashme me atë të qytetit, mbajnë çorape leshi e opinga gome dhe në kokë plisin e bardhë të leshtë me formë vezake, që i dallon shqiptarët nga banorët e kombësive të tjera Veshja e grave ka tipare të përbashkëta me shumë krahina të tjera etnografike të Kosovës: dimitë, këmisha e bardhë ose me vija, me mëngë të ngushta a të gjera. Mbi të mbajnë mitanin e pamhuktë ose trikon e leshtë, ndërsa dimrit mbi të ‘veshin një xhaketë të shkurtër, hedhin një shall të gjerë e të gjatë me ngjyrë të zezë, që bie deri në brez e që deri diku luan rolin e ferexhesë së dikurshme. Në F. e K. janë zhvilluar ngjarje të rëndësishme historike,. si Beteja e Kosovës •(shih) etj.
(P.Q.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Fusha E Kosovës