FUSHA E KQRÇËS


FUSHA E KQRÇËS
✤ Një nga fushat më të mëdha të vendit dhe më e madhja në gjithë pjesën malore, me gjatësi 35 km e gjerësi deri 15 km. Rrethohet nga Morava në L, Mali i Thatë në VL ahe malësia e Vithkuqit, e Voskopojës dhe e Gorës në P. Qafa e Çerravës në V dhe ajo e Qarrit në J e ndajnë përkatësisht nga gropa e Pogradecit dhe ajo e Kolonjës. Me fushën e Devollit lidhet nëpërmjet grykës së Cangonjit. Shtrihet nga 813 m mbi nivelin e detit (në afërsi të Maliqit) deri në 95Q m (në. J). F. e K. është një . gropë tektonike që vazhdon të ulet dhe sot. Deri nga mbarimi i pliocenit e fillimi i kuaternarit ka qenë e mbuluar nga një liqen që u tha nga 1. i Bevollit. Për këtë arsye është e sheshtë, sidomos pjesa V dhe qendrore. Klima e F. së K. dallohet për dimrin e ftohtë dhe verën: e freskët. Temp. mesatare vjetore është 10.6°C, e gushtit 2Q.6°C, e janarit 0.4C. Në pjesën V (Sheqeras) është regjistruar minimumi absolut i temp. në vendin tonë (—25.8°C, më 27.1.1S63). Sasia mesatare vjetore e reshjeve (600-720 mm) është më e vogla në gjithë vendin. Një pjesë e madhe bie në formë dëbore.

Pjesën V të saj e përshkon 1. i Devollit, ndërsa atë J Dunaveci (dega e tij). Ajo është e pasur me ujëra arteziane dhe torfë. Në pjesën më të ulët ka qenë këneta e Maliqit, e formuar nga vërshimet e shpeshta të Devollit. Me tharjen dhe sistemimin e kësaj kënete në vitet e pushtetit popullor u përfituan 5600 ha tokë e re dhe u përmirësuan 7920 ha të tjera, njëkohësisht u sigurua dhe ujitja (kanali ujitës i Vëntrokut, Korçës etj., ujëmbajtësi i Gjançit etj.). Tashmë është bërë nië nga fushat më pjellore të vendit, ku merren prodhime e rendimente të larta në drithëra, panxhar sheqeri, elb distik, patate, foragjere, mish e qumësht, mollë, kumbulla, rrush etj. Qendrat kryesore të banuara janë Korça, Maliqi etj. (P.Q.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fusha E Kqrçës


[cite]