FUSHA E THUMANËS
✤ Fushë midis rrjedhjes së poshtme të Ishmit në J dhe Matit në V, e përfituar nga bonifikimi i kënetës së dikurshme të Thumanës. Ndodhet në lartësi prej 0-10 m mbi nivelin e detit dhe ka sipërfaqe prej 12.000 ha. Para Çlirimit ajo përmbytej gjatë fryrjeve 3 lumenjve Mat, Ishëm e Droje dhe ishte kthye: përfundimisht në një kënetë të përhershme. Ishts e mbuluar nga ferra, driza, pyje. Fshatrat e pakëta ishin në vendet më të larta dhe izoloheshin gjatë përmbytjeve të fushës. Bonifikimi : fushës u bë në vitet 1959-1965 me çeljen e n;s shtrati të ri të Drojes për të mos u përhapur ne fushë gjatë fryrjeve të tij, u ndërtuan penda mbrojtëse në bregun e majtë të Matit dhe atë të djathtë të Ishmit, u çel një rrjet prej qindra kilometrash kanale kullimi (nga të cilët 170 km kanale kryesore) u ndërtuan dy hidrovorë që mbledhin ujërat dhe i hedhin në det. Nga tharja e kënetës u përfituan 3700 ha tokë e re dhe u përmirësuan 9520 ha, që u kthyen në toka bujqësore. Janë ngritur një NB e madhe, «Skënderbeu», në Thumanë dhe mjaft fshatra të reja, si DukagjinL Adriatiku etj. Tokat ujiten me rrjedhje të lirë nga kanali Mat-Thumanë. Kulturat kryesore janë drithërat e bukës, luledielli, rrushi, pemët, perimer e foragjeret. Ka dhe blegtori të zhvilluar me gjedhë, dhen, shpendë etj. Qendrat kryesore janë Mamurrasi dhe Thumana.
(P.G.—Dh.V.j
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Fusha E Thumanës
[cite]