GËSHTENJA E KALIT


GËSHTENJA E KALIT
✤ (Aeseulus hippocastanum. L,). Dru i familjes së gështenjave të egra (Hippocastanaceae) deri 25 m i lartë me diametër rreth 50 cm, me lëvore të murme që bie ceflacefla, me gjethe të rënshme me bisht të gjatë të gishtëruara me 5-7 fletëza pa bisht në formë pyke me buzë të dhëmbëzuara, me lule të bardha të njoUosura me ngjyrë të verdhë e të kuqe, të vendosura në melthe 15-30 cm të gjata. Lulëzojnë në maj ose qershor, bën frut një kapsulë të rrumbullakët me një zhguall me gjemba, me 1-3 kokrra të hidhëta që piqet në shtator.

G. e K. është dru relikt i terciarit dhe në gjendje të egër rritet në pjesën qendrore të Gadishullit Ballkan. Në Shqipëri ndeshet nëpër gryka lumenjsh e në vende të thata shkëmbore deri 1600 m.lartësi. G. e K. pëlqen klimë malore të butë e toka gëlqerore. Shumëzohet me farë., dhe më rrallë me fidanë ose filiza të egër. Druja e G. së K. është e bardhë deri në të verdhë, e butë dhe e lehtë, përdoret për të prodhuar dërrasa për arka dhe rrallë për gdhendje. Lëvorja përmban tanin dhe lëndë ngjyruese. Kokrrat përmbajnë vaj që përdoret në industrinë e sapunit. Lulet janë mjaltëse të mira. G. e K. është nga drurët më të mirë zbukurues.

(J.V.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gështenja E Kalit


[cite]