GËZIQI
✤ Fshat në rrethin e Mirditës (VP), midis ay Faneve. Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Ndërfushazit (shih). Është fshat i lashtë, qendër e rëndësishme e principatës së Arbërit në shek. XII. Gjatë Luftës ANÇ këtu u zhvillua një nga betejat më të mëdha për çlirimin e Mirditës. U çlirua në tetor 1944. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1964. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave dhe rritjen e bagëtive të imëta. G. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, dhomë-muze, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gëziqi
[cite]