Gërdeci
Gërdeci
(latinisht: Arctostaphylos uva ursi L., Sprenger, familja Ericaseae)
Përdorimi:
Droga përbëhet nga gjethet e thara të gërdecit të rëndomtë, i cili tek ne takohet rrallë në Alpet e Shqipërisë veriore dhe verilindore. Përdoret për pengimin e zhvillimit dhe rritjes së mikroorganizmave në rrugët urinare. Në sëmundje të aparatit urinar ato mund të përdoren vetëm atëherë kur urina është bazike. Kjo gjë mund të arrihet duke përdorur njëkohësisht bikarbonat natriumi për të forcuar veprimin e drogës në rastet e infeksioneve me bakteret e grupit koli si dhe në rastet kur urina është acide. Mjekimi duhet të kontrollohet nga mjeku, sepse në doza të lartë droga mund të dëmtojë mëlçinë. Droga hyn në përbërjen e çajrave diuretikë. Kur përdoret për një kohë të gjatë mund të shkaktojë kapsllëk.
Përgatitja:
Dy lugë çaji me drogë të grimcuar (baras me 5.5 gr) hidhen në një enë ku shtohet gjysmë gote me ujë që zien. Përmbajtja lihet në qetësi për 30 minuta, pastaj lëngu kullohet. Çaji që fitohet pihet 2-3 herë gjatë ditës. Nuk këshillohet përgatitja e çajit me zierje sepse në këtë rast ai del më i hidhur dhe më pak i efektshëm.
Droga mund të përdoret edhe në formë pluhuri: merren 3-4 herë nga 2gr në ditë. Në vende të thata e ruan veprimin deri në 2 vjet.
Burime, referenca dhe shënime:
✤ Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Sten Porse – Own work, CC BY-SA 3.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=12037