GAJOSHI
✤ Fshat në rrethin e Lezhës, në bregun e majtë të lumit Mat. Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Zejmenit (shih). Banorët e parë kanë zbritur këtu rreth v.1770 nga Malësia e Madhe. Ata kanë marrë pjesë në luftën për pavarësi të v.1912 dhe në Luftën ANÇ. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. Bën pjesë në KTL të Zejmenit. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës dhe rritja e bagëtive të imëta. G. ka shkollë të ciklit të ulët, muze, vatër kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gajoshi


[cite]