Gamaliel

(greqisht: Γαμαλιήλ) person biblik Gamaliel do të thotë Perëndia është shpërblimi im. Gamalieli ka qenë mësuesi i apostull Pavlit (Veprat 22, 3). Ai ishte farise dhe e pranonte predikimin për ngjalljen (Veprat 23, 6). Gamalieli ishte rabini më i shquar i shkollës së Hilelit, ishte njeri prej shtatë rabinëve që mori titullin Ravan.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]